Plumbi qorr mbrëmë i hyri në shtëpi dhe ia rrezikoi jetën, qytetari mesazh të gjithë atyre që festojnë me armë gjatë festave

Gjuajtjet me armë zjarri shpesh kanë qenë fatale. Ka raste të ndryshme kur plumbat qorr u kanë marrë jetën qytetarëve.

Një gjuajtje me armë zjarri mbrëmë për natën e vitit tëri, mund të kishte përfunduar me fatalitet edhe për një familje në Prishtinë.

Një qytetar ka treguar se si një plumb qorr ka përfunduar në shtëpinë e tij, por që fatmirësisht nuk ka lënduar ndonjë familjar të tij.

“Ky plumb mbrëmë ka depërtu brenda shtëpise time. Për krejt ju që festoni me armë, lus zotin këta plumba të ju kthehen në shtëpitë tuaja. Amin.”, ka shkruar qytetari i cili ka shprehur shqetësimin e tij, shkruan.

Ai ka publikuar foto, ku shihet si ka goditur një derë brenda shtëpisë së tij.