Pllana nënshkruan me Feronikelin

Bujar Pllana ka firmosur kontratë me klubin e Superligës së Kosovës në futboll, Feronikeli. Lajmi është konfirmuar nga klubi nga Drenasi, që e ka vlerësuar lartë talentin e Pllanës.

Pllana 19-vjeçar është qendërmbrojtës dhe është pjesë e U-19 të Kosovës. Ai te Feroniekli ka kaluar nga Trepça ’89.

“Jam i lumtur që nga sot edhe zyrtarisht jam pjesë e Feronikelit”, ai ka falënderuar krerët e klubit dhe ka premtuar se do t’ua shpaguajë besimin.