“Plisat” i gëzohen largimit të Josës

Tifogrupi i Prishtinës, “Plisat” i janë gëzuar largimit të trajnerit Mirel Josa.

Në një postim në Facebook, ky grup i tifozëve e ka quajtur shtatorin “të bekuar”, por me vendim të vonuar.

“Siç dihet kryetrajneri Mirel Josa kishte nënshkruar marrëveshje me klubin tonë në shtatorin e vitit 2017. Secili prej nesh e njihnim të kaluarën e tij sportive në Shqipëri, e si rrjedhojë që nga fillimi kemi qenë kundër këtij skandali, marrëveshjes. Por sidoqoftë, kriza që e kishte kapluar klubin tonë, na e mundi përshtypjet tona për personin në fjalë, e si shkak nuk i dolëm përpara këtij vendimi. Që e kishim ne mirë, vërtetohej dita ditës nga fakti që; Klubi jonë si kurrë më parë paraqitej në fushë si mos të ishte Prishtina që ishim mësuar, pa asnjë ide përfaqësimi(e lëre më dashni) të fanellës bardh e kaltër në fushë. Largimi i lojtarëve që gëzonin respektin tonë në qytet, Prurja e lojtarëve në klub, të cilët e dijmë se si janë ndarë me ne para disa vitesh. Krejt këto ishin arsyet që e forconin bindjen tonë ndaj tij”, kanë shkruar “Plisat”.

Ky grup i tifozëve ka thënë se asnjëherë s’kërkon shpagim me sukses, por sakrificë me nder e gjak për fanellë.

“Sezoni i kaluar ishte pasqyra më e mirë se si mungojnë këto elemente te klubi jonë. Kështu që kemi filluar që të reflektojmë edhe në tribuna. E ku qershia mbi tortë ishte ndeshja e javës së tretë kundër Feronikelit në Drenas, ku treguam se PLISAT nuk janë aty ta ndjekin ndeshjen, por përfaqësimin dinjitoz të klubit, e ku kjo e fundit mungon te klubi jonë qe sa kohë”, thuhet më tej në reagim.

“Plisat” kanë thënë tutje se “shtatori siç na dënoi në 2017-tën, kësaj here na bekoi me largimin e kryetrajnerit Josa”.

“Të kuptohemi, këtu nuk përfundon asgjë, përkundrazi është fillimi i fatit që i pret të gjithë ata të cilët nuk i’a dojnë të mirën KF Prishtinës”, përfundon mesazhi i “Plisave”.

loading…