Tifozët “Plisat” sonte në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë i janë bashkuar aksionit për bojkotimin e produkteve të Serbisë, pas vendosjes së taksës 100 për qind dje nga Qeveria e Kosovës.

Aksioni është ndërmarrë nga lideri i “Plisave”, Albert Kastrati, ndërkaq para Teatrit Kombëtar është bërë djegia simbolike e produkteve me orgjinë serbe.

Po ashtu, “Plisat” iu kanë dhuruar produkte të Kosovës kalimtarëve të rastit.

Edhe në Kaçanik dhe në Deçan është bërë djegia e organizuar e mallrave serbe. /Ballkani.info/