Me ardhjen e trupit të Kacifas në Bularat të shumtë kanë qenë ata që i kanë dalë në ballë marrjes së arkivolit të minoritarit grek, por ka patur dhe qytetarët që i kanë kushtuar dhe këngë patriotike 35 vjeçarit që u vra nga RENEA-t pas sulmit të tij ndaj forcave të policisë.
Një prej banorëve të Bularatit ka kënguar këngë për ekstremistin që propagandonte idetë e “Vorio- Epirit” e që tashmë konsiderohet si hero grek për shumë qytetarë të Greqisë e minoritetit në Shqipëri.
Pritet që ceremonia mortore e cila do të zhvillohet ditën e nesërme të sjellë në fshatin e vogël të Bularatit një numër të madh “pelegrinësh” nga Greqia. Forca të shumta policiore kanë marrë masat që këtë të mërkurë në pikat kufitare, për të shmangur ndonjë përplasje apo incident të mundshëm.
https://youtu.be/7AAVt-yS-C8







