Plas skandali i radhës nga Loredana? Një kompani tjetër po e akuzon për mashtrim

Duket se Loredana Zefi po kalon momentet më të vështira në jetën e saj.

Ditët e fundit Loredan Zefi ka qenë në qendër të mediva për akuzat e çiftit zvicëran.

Gazeta zvicërane ’20 min’ shkruan se Loredana ka pranuar edhe një akuzë nga një kompani me qira, prej të cilëve ajo ka marrë 1000 franga.

Gazeta thekson se në vitin 2017 këngëtarja nën shoqërimin e bashkëshortit të saj Mozzik ishte paraqitur tek një kompani anijesh me emrin e Ana Landmann, ku i kishte kërkuar jahtën për lundrim në Liqenin ‘Neuchâtel‘, duke thënë se parat i japim pas kthimit të jahtës.

Loredana dhe Mozzik, pas tre orë e gjysmë ishin kthyer. Kur kompania me qira e anijeve donte t’u merrte para për benzinë të dy deklaronin se duhej të shkonin të merrnin para me vete sepse nuk kishin dhe nuk ishin kthyer më aty.

Pronari kishte vendosur të pyeste avokatin Valentin Landmanin të ia kthenin paratë, ai i kishte treguar se i është keqpërdorur emri.

Emri i pronarit ka mbetur anonim nga media.