Big Brother VIP po del të jetë molli sherri te deputetët e mazhorancës, pra Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës.

Fillimisht gjatë ditës së sotme, deputeti shkencëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj ka dhënë një mendim të thuktë të tij lidhur me spektaklin Big Brother VIP.

Ai ka thënë se këto emisione duke pirë duhan e veprime të ngjajshme në krahasim me emsionet shkencorë po kanë më shumë shikues. Madje Kokaj ka shprehur edhe brengën e tij për kahjen edukative të brezave.

“Nuk po arrij ta kuptoj shumfishin e shikueseve te emisioneve ” big brother” dhe shum emisioneve si keto, duke pire duhan, e veprime te ngjajshme…, ne krahasim me shikuesit e emisioneve shkencore, qe trajtojne energjine dhe problemet te jetes. Kam brengosje per kahjen edukative te brezave!”, tha Kokaj.

Por, fjalët e Kokajt duket se nuk e kanë bindur Matoshin e cila sot ka pasur një lidhje direkte në “Fun Club” ku diskutohet çdo të diele për “zhvillimet” brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Matoshi ka dalë fuqishëm në përkrahje të kolegës së saj Arjola Demiri, sigurisht jo kolege nga politika, por nga showbizi.

Ende nuk dihet se cili do të jetë reagimi i Kokajt, ose edhe vet Lëvizjes Vetëvendosje për këto mospajtime dhe veprime kundërthënëse të deputetëve të vet karshi një zhvillimi kaq të rëndësishëm siç është Big Brother.