Plas sherri në Serbi, akuza dhe kundërakuza se kush iku e kush i dogji ambasadat pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin vazhdon t’i fyejë shqiptarët e Kosovës duke iu referuar si ‘shiptari’, njëjtë sikur iu referohej diktatori dhe krimineli serb, Sllobodan Millosheviq.

Ai në një përgjigje ndaj ishte presidentit serb, Boris Tadiq, ka thënë se “ai e ka ditur se nuk mund t’i kundërshtojë perëndimorët dhe shiptarët”.

“Kur Kosova shpalli pavarësinë, Boris Tadiq iki në Rumani, kurse Aleksandar Vuçiq ishte me popullin e tij”, tha Vulin, duke komentuar sulmin më të ri të Tadiqit ndaj Vuçiqit, të cilin e akuzoi për djegien e ambasadave, transmeton Ballkani.info.

Vulin tha se Tadiq nuk guxonte të dilte para serbëve.

“Në vend që të ishte në Beograd dhe me popullin e tij ta ndante dhimbjen dhe mllefin, Tadiqi zgjodhi që të ikte në Rumani. Vuçiq aso kohe ishte me popullin e tij dhe tentonte që të parandalonte çfarëdo incidenti i cili mund të hidhte baltë ndaj Serbisë”, ka thënë Vulin. /Ballkani.info/

loading…