Plas sherri në ambientet e Top Channel, Arbana dhe Fjoralba përplasen për Big Brother

Konkurrentja e Big Brother VIP, Einxhel Shkira mori një surprizë mbrëmjen e të premtes nga dy shoqet e saj, moderatoret e njohura Fjoralba Ponari dhe Argjira Spanca.

Por mikeshat e saj të ngushta, duket se kanë acaruar moderatoren e BBV, Arbana Osmani.

Arbana, e nxitur edhe nga veprimi i Elgit Dodës, që i pëshpëriti në vesh Donald Veshajt kur e takoi më herët gjatë spektaklit informacione nga jashtë, nuk u përmbajt kur Fjoralba i tha Einxhelit se duhet të shohi edhe lojen, pavaresisht se me Dagz-in e pëlqen shumë.

Modertorja Fjoralba Ponari i dha një mesazh të koduar Einxhelit sesi po shihet lidhja e saj nga jashtë dhe që të mos ç’fokusohet nga objektivi se përse ka hyrë në Big Brother VIP.

Burime pranë produksionit të “Big Brother VIP” bëjnë me dije për IconStyle.al se ditën e sotme ka shpërthyer një debat i ashpër mes Fjoralbës dhe Arbanës në ambientet e TCH.

Debati ka ndodhur në drekë dhe në korridor.Debati nuk ka qenë aspak i qetë, por i agravuar.

Arbana është përplasur me Fjoralbën duke e akuzuar se ajo i dha informacion Einxhelit dhe se ka ndikuar në lojën e saj.

Nga ana tjetër Fjoralba e ka akuzuar produksionin duke i thënë se e kanë katranosur keq punën dhe se nuk janë aspak profesional e të denjë. Të dyja moderatoret kanë mbajtur qëndrimet e veta dhe nuk kanë ‘lëshuar pe’ dhe as nuk e kanë mbyllur debatin me paqe.