Planet amerikane për marrëveshjen Kosovë-Serbi po i shtyn koronavirusi

Blerim Latifi ka thënë se planet amerikane për arritjen e një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë po I shtyn koronavirusi.

Sipas tij, tanimë askush nuk do t’u japë rëndësi sukseseve apo dështimeve në politikën e jashtme amerikane.

“Tanimë është e qartë se në fokus të debatit zgjedhor amerikan do të jenë coronavirusi dhe pasojat e tij ekonomike. Askush nuk do t’u japë rëndësi sukseseve apo dështimeve në politikën e jashtme amerikane. Rrjedhimisht, as me Kosovën dhe Serbinë nuk do të merret kush seriozisht në Ëashington. Kjo do të thotë se planet për një marrëveshje të shpejtë mes tyre, me shumë gjasa, do të shtyhen për vitin tjetër. Në këtë kontekst del se rrëzimi i Kurtit ka qenë një sipërmarrje e kotë politike, sipërmarrje të cilën kuptohet se do ta paguaj shtrenjtë LDK-ja”, shkruan Latifi në Facebook. /ballkani.info/