LAJMI I FUNDIT

Plagosje në Prishtinë, një person qëllohet me armë zjarri në qendër

Një person është plagosur nga të shtënat me armë zjarri të shtunën në mbrëmje në qendër të Prishtinës.

Rasti ka ndodhur përballë ndërtesës së Radio Kosova.

Policia e Kosovës ka rrethuar vendin e ngjarjes.

Ballkani.info ka tentuar që të marrë informacion nga Policia, por që të njëjtin ende nuk kanë ndonjë informatë lidhur me rastin.