Plagosje në malin e Zllatarit

Policia raporton se në fshatin Zllatar të Ferizajt ka arrestuar një person pasi që i njëjti në pyllin e fshatit, aksidentalisht kishte plagosur me pushkë gjuetie viktimën.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në vend të ngjarjes është konfiskuar një pushkë gjuetie me një fishekë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.