Plagosje në Drenas

Një person është therur me thikë nga dy të dyshuar në Drenas, njofton policia.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

VRASJE NË TENTATIVË /Gllogoc, 22.05.2022 – 21:10. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, duke e goditur me thikë. Viktima është dërguar në tretman mjekësor. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.