Një person është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Dimal.

I plagosuri është E.F., 36 vjeç, banues në Dyshnik. Autori është N.T. 50 vjeç, banues në fshatin Arrëz.

Sipas policisë sherri ka nisur në një lokal në lagjen “4 Shtatori”, raporton abcnews.al.

50 vjeçari pas sherrit ka marrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të 36-vjeçarit duke e plagosur në këmbë.

Po sipas policisë i plagosuri pasi mori mjekim në spital është larguar drejt shtëpisë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.