Plagosja e dy personave në Klinë, mjeku kujdestar në Spitalin e Pejës tregon gjendjen e tyre

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një përleshjeje në afërsi të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Klinë.

Për gjendjen e dy të plagosurve për Radio Dukagjinin ka folur edhe mjeku kujdestar në Spitalin e Pejës, Besnik Ibraj.

Ai ka bërë të ditur se dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Rreth orës 20;00 kemi pranuar dy të plagosur të sjellë nga policia e stacionit policor të Klinikës, nga autoambulanca e Klinës, njëri ka qenë I moshës 68-vjecare ndërsa tjetri I moshës 58-vjecare. Pacienti I parë ka qenë I lënduar me mjete të mprehta, ka pasur katër plagë në regjionin e krahët, shpinë dhe bark, janë ekzaminimet mjekësorë të nevojshme dhe I është dhënë ndihmë mjekësore, I njëjti është pranuar për tretman të mëtutjeshëm në spitalin e Pejës dhe është jashtë rrezikut për jetë”

“Edhe pacienti tjetër ka pasur katër lëndime në regjionin e kokës, janë përpunuar plagët janë bërë intervenimet e nevojshme mjekësore dhe edhe ai është jashtë rrezikut për jetë dhe të dy janë të hospitalizuar në spitalin e Pejës dhe janë jashtë rrezikut për jetë”, ka treguar Ibraj.