Plagosi 3 persona, kërkohet shqiptari i rrezikshëm në Itali, mund të jetë i armatosur

Një 55-vjeçar shqiptar është në kërkim nga policia pasi akuzohet se ka plagosur 3 persona në Bibione.

Në mbështetje të policisë janë edhe karabinierët e Portogruaros, të cilët po hetojnë rastin dhe po përpiqen të lokalizojnë shqiptarin.

“Kushdo që ta shohë, kërkohet të kontaktojë në numrin e urgjencës 112”, shkruajnë karabinierët.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur 3 ditë më parë, më 27 qershor në një resort në bregdet, fillimisht në via Pirano dhe më pas në parkingun e një pallati mes via Andromeda dhe via della Vega.

Sipas policisë, shqiptari ka qëlluar 3 herë. Të plagosurit janë 2 shqiptarë dhe një italian.

Njëri prej shqiptarëve, 30 vjeç ka marrë një plumb në kokë dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

I kërkuari u dënua 22 majin e kaluar për kanosje me thikë ndaj njërit prej tre të plagosurve, siç konfirmohet nga burime hetimore. Nuk përjashtohet që ky konflikt i mbartur të jetë motivi i plagosjeve.