Itali

Plagoset rëndë shqiptari në Itali, dyshohet që ishte i përfshirë në trafik të drogës

Një tjetër ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Itali, me protagonist një shqiptar.

Sipas mediave vendase në urgjencën e spitalin Moscati të Aversas mbërriti me një plumb në bark një burrë.

25-vjeçari shqiptar, rezident në Frignano, natën e kaluar është plagosur me një plumb në bark.

Ai është futur menjëherë në sallën e operacionin ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale shumë delikate.

Sipas policisë së Aversas janë mbledhur dëshmitë e personave që mund të kenë qenë të pranishëm në kohën e ngjarjes.

Mjekët raportojnë se gjendja e të riut shqiptar shumë e rëndë.

Dyshohet për larje hesapesh për llogari të pazareve të drogës.