Plagoset rëndë reperi i njohur

Reperi Lil Reese është plagosur rëndë.

26 vjeçari u qëllua në qafë të hënën pasdite, 40 minuta jashtë Chicagos, raporton TMZ, transmeton Klan Kosova.

Policët janë duke hetuar rastin ndërsa Reese është i shtruar në spital në gjendje kritike.

Sipas raportimeve, policët në vendin e ngjarjes gjetën një makinë me gjak të freskët në karrigen e shoferit dhe në tokën ngjitur me derën e shoferit.

Nuk dihet ende çfarë ka ndodhur saktësisht.

loading…