Policia e Kosovës

Plagoset rëndë një person nga një mjet shpërthyes në Gjakovë, Policia jep detaje

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore nga një mjet shpërthyes paraditen e sotme në fshatin Babaj Bokës në Gjakovë.

Lajmin për Ballkani.info ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 11:15 jemi njoftuar se viktima mashkull i moshës kishte pësuar lëndime të rënda trupore (dyshohet si pasojë e kontaktit nga mjet shpërthyes) në një fushë të hapur në fshatin Babaj Bokës-Gjakovë”, ka thënë Elezaj.

Ai ka thënë se njësitet e nevojshme policore ju kanë përgjigjur rastit dhe se viktima është dërguar me emergjencë për trajtim mjekësor.

“Aktualisht janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore”, ka thënë Elezaj./Ballkani.info/