Një zyrtar policor është plagosur mbrëmjen e së dielës në një poligon qitjeje në fshatin Pasjak të Novobërdës.

Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ju njoftojmë se sot me datën 26.01.2025, rreth orës 19:12 në fshatin Pasjak – Novobërdë në poligonin e gjuajtjes ‘Target’, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë me urgjencë njësitet relevante”, ka thënë ai.

Hashani ka treguar zyrtari policor E.SH., 22-vjeçar, është plagosur nga një person që u tha se arma i kishte shkrepur aksidentalisht.

Ndërsa, zyrtari policor është dërguar në Qendren Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Nga hetimet e para mësohet se është plagosur zyrtari policor E. Sh. (2003) dhe i njëjti është transportuar për QKUK- Prishtinë. Dyshohet se deri te ky rast i rëndë të ketë ardhur kur një person që po ashtu ishte në poligonin e gjuajtjes bashkë me viktimën i shkrep arma aksidentalisht. I dyshimti i mitur është arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit dhe është intervistuar në bazë të procedurave ligjore”, ka thënë Hashani./Ballkani.info/