Një zyrtar policor është plagosur sonte në një poligon të qitjes në fshatin Pasjak të Novobërdës, i njëjti është dërguar për mjekim në QKUK. Për këtë rastë Policia e Kosovës ka arrestuar instruktorin i cili punon në poligon.
Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Policia e Kosovës , njësia e Hetimeve Rajonale pas hetimeve në vazhdim lidhur me rastin Plagosje, me vendim të prokurorit të shtetit është arrestuar një instruktor icili punon në këtë poligon. Hetimet rreth rastit janë duke vazhduar nga njësia e Hetimeve Rajonale – Gjilan”, ka thënë ai./Ballkani.info/
LEXO EDHE:







