Lajmi i fundit

Plagoset një person në Fushë Kosovë, policia jep detaje

Është plagosur me armë zjarri një person sot në Fushë Kosovë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti. Ajo tha se rasti ka ndodhur në rrugën “Bedri Pejani”.

“Sot rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën  “Bedri Pejani” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarje”, tha Ahmeti.

Më tutje, Ahmeti konfirmoi se lidhur me rastin është identifikuar një person i dyshuar.

“Në këtë rast, nga arma e zjarrit lëndime trupore ka pësuar një person dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar i cili është identifikuar si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë tutje ajo.

BONUS VIDEO| Pa prezencën e inteligjencës artificiale, problemet do të vazhdojnë, policia po i falin shkelësit