Plagosën dy policë në Skenderaj, dërgohen me emergjencë në QKUK

Pas mesnatës, në një pikë kontrolli të Policisë në Skenderaj, si rezultat i shqiptimit të një tikete të kundërvajtjes ka ndodhur një konflikt ndërmjet Policisë dhe disa personave, ku janë përdorur edhe armët e zjarrit.

Nga shkëmbimi i zjarrit janë plagosur dy policë, të cilët janë dërguar menjëherë në QKUK për të marrë trajtim mjekësor.

Të plagosurit nga shkëmbimi i zjarrit janë policët Enver Smakiqi dhe Mërgim Geci, njëri në kokë dhe tjetri në trup, raporton “Jepi zë”.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe Policia e Kosovës dhe ekipet e emergjencës.

Ish-nënkryetari Nuredin Lushtaku dhe disa familjarëve të tij, sipas raportimeve të “Jepi zë”, janë të dyshuar në këtë rast.