Plagosen dy persona në Shtërpcë, njëri prej tyre 11 vjeçar

Dy persona janë plagosur në Shtërpcë pasditen e së premtes.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për medie ka njoftuar se në fshatin Drajkovc të Shtërpcës dy persona, njëri rreth 11 vjeçar dhe tjetri rreth 31 vjeçar janë plagosur nga arma e zjarrit nga persona të panjohur të cilët ishin me një automjet të udhëtarëve në lëvizje, që po qarkullonte nga Shtërpca në drejtim të Ferizajt dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

“Dy të lënduarit për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtërpcë dhe pas marrjes së ndihmës së parë në Shtërpcë, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar me autoambulancë për në qytetin e Graçanicës. Të dy të plagosurit nga informacionet që kemi janë jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Komunikata e plotë:

Plagosen dy persona në Shtërpcë

Sot, datë 06.01.2023 rreth orës 15:19 policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në fshatin Drajkovc të Shtērpcës dy persona,  njëri rreth 11 vjeçar dhe tjetri rreth 31 vjeçar janë plagosur nga arma e zjarrit nga personi/persona të panjohur i cili/të cilët ishin me një automjet të udhëtarëve në lëvizje, që po qarkullonte nga Shtërpca në drejtim të Ferizajt dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.  Dy të lënduarit për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtërpcë dhe pas marrjes së ndihmës së parë në Shtërpcë, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar me autoambulancë për në qytetine Graçanicës. Të dy të plagosurit nga informacionet që kemi janë jashtë rrezikut për jetë.

Janë marrë të gjitha veprimet nga policia , policia e rendit e më pas hetuesit policor dhe krimtekniket nga Sektori Rajonal i Hetimeve, nën autorizim të prokurorit kujdestar nga PTH-Ferizaj kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë nisur hetimet.

Aktualisht rruga  që qonë për në Shtërpcë është e bllokuar nga të dy drejtimet e lëvizjes.

Për informata shtesë do të njoftoheni me kohë.