Plagët e luftës nuk e ndalin komandant Bekim Shytin ta sfidojë çdo mëngjes të ftohtit

Ish komandanti i Njësis Speciale të UÇK-së n Zonën Operative të Shalës, Bekim Shyti, ishte plagosur gjashtë herë gjatë betejave të ndryshme në luftën e fundit.

Bekim Shyti pas plagosjes dhe pas trajtimit nga mjekët, kthehej menjëherë tek ushatrët e tij në fushëbetejë.

Sot ai është po në të njejtën formë dhe fizikus, me përgatitje të lartë.Ish komandanti nga Oshlani, çdo mëngjes e shohni duke vrapuar dhe duke u përgatitur fizikisht, shkruan Jepi zë.

Sot në mëngjes, Beka së bashku me shoqëri ka dalur të vrapojë në parkun e Gërmisë, dhe sipas fotove të publikuara shihet që bora ka mbuluar këtë pjesë të Prishtinës.

Përkundër të ftohtit dhe borës së madhe, Bekim Shyti, po e sfidon me sukses vetën, duke bërë që plagët e lirisë të mbeten vetëm në kujtesën e tij.

May be an image of 7 people, people standing and outdoors
May be an image of 2 people, people standing, nature, tree and snow