Plaçkitje si në filma: Hajdutët grabitën bankomatin në Graçanicë, por e braktisën në Hajvali VIDEO

E kishin bërë skenarin sikur në filma, por pesë hajnave iu mbeti puna në gjysmë.

Ata mëngjesin e sotëm e grabitën një bankomat në Gracanicë, por u detyruan të heqin dorë prej tij në Hajvali.

Rreth këtij rasti ka raportuar sot edhe Policia, ku të dyshuarit nuk janë kapur ende.

“Viktima mashkull kosovar ka  raportuar se katër persona të maskuar e kanë sulmuar dhe me pas kanë grabitur bankomatin e bankës dhe janë larguar me një automjet (kombi) dhe një veturë. Disa metra larg vendit të ngjarjes është gjetur i braktisur automjeti. Rasti është duke u hetuar.”, thuhet në raport.