Plaçkitet Viva Fresh Store
Një degë e rrjetit të dyqaneve Viva Fresh Store në Prishtinë është plaçkitur të dielën.
Policia e Kosovës, e cila ka konfirmuar rastin.
“Rreth orës 21:30 kemi pranuar informatën për një grabitje të armatosur e cila ka ndodhur në një market ne rrugen Isa Kastrati ne Prishtine”, ka thënë zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, në një prononcim.
“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilët po merren me rastin”, ka bërë të ditur Ahmeti.
Kjo nuk është hera e parë që grabitet ky rrjet dyqanesh.