Një lajm i tmerrshëm nga Parisi, shokoi botën e futbollit e tmerroi futbollistin argjentinas Angel Di Maria.
Pronari i PSG telefonoi trajnerin e PSG-së, Maurico Pochetinon dhe i tha ta nxirrte menjëherë nga loja mengjërashin, shkruan Ballkani.info.
Di Marias përveç se iu sulmua shtëpia në mënyrë të dhunshme dhe iu vodhën shumë gjëra me vlerë mijëra euro, atij iu morën peng edhe gruaja e fëmijët.
Prestigjozija Marca raporton se familja e yllit të PSG-së tanimë është mirë por kanë marrë trauma nga ngjarja, derisa policia franceze është duke hetuar rastin./Ballkani.info/
Plaçkitet shtëpia dhe mbahen peng gruaja dhe fëmijet e Di Marias, ky i fundit po luante kundër Nantes kur u informua







