Rifat Bytyqi

Pjestari i njësisë së shpëtimit rrëfen se si e zbuluan trupin e Arian Dacit nën dëborë

Njëri nga pjestarët e njësisë së shpëtimit në Brezovicë Rifat Bytyqi ka rrëfyer për RTK momentin kur kishin marrë lajmin për ortekun në qendrën e skijimit.

“Ka qenë ora 2 e 10 diku kur e kemi marrë informacionin për një ortek jashtë shtegjeve të skijimit. Informacioni ka qenë që dikush është zënë nga orteku”, ka thënë Bytyqi.

Ai ka shpjeguar se ekipet e shpëtimit kishin shkuar tek vendi i ngjarjes dhe me ‘ron sonda’ kishin arritur ta lokalizonin trupin e viktimës.

“Pasi e kemi lokalizuar me shpejtësi e kemi nxjerrë por në momentin kur e kemi nxjerrë ai ka qenë pa shenja jete”, ka rrëfyer Bytyqi.