Pjesëtari i grupit të ekspertëve për delegacionin në bisedimet Kosovë – Serbi distancohet nga përfshirja e UÇK-së

Pjesëtari i grupit të ekspertëve në mbështetje të delegacionit në bisedimet Kosovë – Serbi distancohet nga përfshirja e UÇK-së, respektivisht temës së fundit lidhur me hapjen e arkivave.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Robert Muharremi, ka thënë se deklaratat e fundit kanë dëmtuar përpjekjet e delegacionit të mëparshëm që UÇK të mos përfshihet në asnjë mënyrë në diskursin rreth personave të zhdukur.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Si pjesetar i grupit te eksperteve ne mbeshtetje te delegacionit ne bisedimet mes Kosoves dhe Serbise, personalisht dhe profesionalisht distancohem nga qendrimi i delegacionit lidhur me arkivat dhe perfshirjen e UÇK ne diskursin per personat e zhdukur.
Deklaratat e fundit kane demtuar perpjekjet e delegacionit te meparshem qe UÇK te mos perfshihet ne asnje menyre ne diskursin rreth personave te zhdukur. Hapja e arkivave te UÇK ka qene kerkese e vazhdueshme e Serbise per te ndryshuar narrativen e “fajtoreve” per personat e zhdukur dhe per ta barazuar UÇK me Serbine. Nuk eshte me rendesi se si dhe ne çfare konteksti eshte bere deklarata, por efekti i saj, i cili tani ka perfshire edhe UÇK si pjese te problemit. Kjo eshte e demshme dhe me pasoja per Kosoven, marre parasysh edhe proceset gjyqesore qe po zhvillohen ne Hage kunder UÇK, dhe per kete arsye distancohem nga ky proces.