“Pishina e nxehtë dhe shëruese” në Baicë të Lipjanit, një sensacion i kësaj ane VIDEO

Dukej e lënë pas dore, por tani ka marrë tjetër pamje dhe është bërë një atraksion turistik lokal.

‘Burimi i nxehtë’ i Baicës së Lipjanit është rregulluar dhe tash është një pishinë që po shfrytëzohet shumë nga banorët e asaj ane.

Është rregulluar kryesisht nga një investim i banorëve, e që ka kushtuar rreth 10 mijë euro.

Këtu së shpejti do të ketë edhe zhveshtore, asfaltim të rrugicës që të çon drejt burimit.
Thellësia e tij shkon deri në 1 metër e 80 centimetra.

Vizitorët e shohin si një ambient tejet të pastër dhe shërues.

Për më shumë ndiqeni rrëfimin për këtë vend.