Pirja e ujit me copa limoni dëmton dhëmbët

Dhëmbët janë shumë të rëndësishëm për shëndetin tuaj.

Andaj studimet kanë treguar se njerëzit shpesh gabojnë në përdorimin e disa gjërave duke menduar se ato janë të duhura, transmeton Klan Kosova.

Më poshtë mund të shihni disa nga zakonet të cilat nuk duhet përdorur:

Uji me limon nuk konsiderohet i mirë sepse aciditeti i limonit shkakton karies, probleme me mishrat, gërryen smaltin dhe nxit erën e keqe të gojës.

Nëse i dërgoni fëmijët tek dentisti asnjëherë mos i thoni “Do të dhembë vetëm pak”, sepse ata janë të vegjël dhe mund të tremben edhe nga ajo “pak”.

Mos i kafshoni me dhëmbë objektet e forta e as të buta, bile as për të hapur diçka.

Mos i pastroni dhëmbët me furça të forta. Dentistët këshillojnë furçat elektrike sepse janë më të buta.

Shumë persona dëshirojnë të flakërojnë dhëmbët e tyre duke i zbardhuar, por kjo gjë është e gabuar sepse përmes kësaj mënyre ju mund të shkaktoni njolla. Ose nëse veç keni vendosur që ta bëni, fillimisht preferohet të konsultoheni me dentistin tuaj pastaj të vendosni.