Mbrojtësi i Barcelonës i ka zbuluar disa detaje për bashkëlojtarin e tij, duke pretenduar se Lionel Messi është shumë qesharak dhe ka humor të jashtëzakonshëm.

Qendërmbrojtësi Gerard Pique ka thënë se super ylli i skuadrës së tij, Lionel Messi, është një nga personat më zbavitës që ai i njeh.

Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve për Barcelonën dhe ekipin kombëtar të Argjentinës, si dhe pesë-herë fituesi i Topit të Artë, Messi, e ka fituar reputacionib e personit të marrshëm.

Megjithatë, Pique, i cili nuk është aspak i marrshëm, e zbuloi një anë tjetër të personalitetit të kapitenit të Barcelonës.

“Messi ka humor shumë ironik, ai është njëri ndër personat më zbavitës që unë i njoh”, ka thënë Pique për emisionin “La Resistancia” në MoviStar+.

Pas ndeshjeve të ekipeve kombëtare, Pique dhe Messi do të kthehen në fushën e Camp Nou të dielën për ndeshjen kundër Espanyolit. Por, qendërmbrojtësi nuk i frikësohet kundërshtarit të tij të radhës.

“Unë kam më shumë para sesa ka Espanyoli buxhet këtë vit. Jo, nuk po flas vetëm për 57 milionë euro, shumë më shumë se kaq”, shtoi Pique.