Janë bërë 11 vite që kur Barcelona turpëroi Realin midis “Santiago Bernabeu”, duke e mposhtur 6:2.

Në atë ndeshje kishte shënuar edhe Gerrard Pique, i cili njihet për thumbime të shpeshta në rrjetet sociale për rivalin e përbetuar, Real Madridin.

Ai publikoi në Twitter videon e golit qe kishte realizuar teksa shkroi “11 vite”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ish kapitenit të Real Madridit, Iker Casillas, i cili i është përgjigjur me titujt e Champions League që ka fituar Real Madridi.

“11+2=13”, shkroi Casillas.

11+2 = 13 https://t.co/XtvtwMHNFI

— Iker Casillas (@IkerCasillas) May 2, 2020