Pique dhe Vidal i futen pokerit, për një natë fitojnë gjysmë milioni euro

Në katërkëndëshin e blertë janë kampionë të vërtetë, pasi kanë në palmaresin e tyre trofe të shumtë prestigjozë, por dy futbollistët e Barcelonës, Gerard Pique dhe Arturo Vidal, kanë shkëlqyer edhe në një tjetër sport.

Ata kanë marrë pjesë në edicionin e tretë të Turit Europian të Pokerit dhe kanë treguar se përveç fushës së futbollit, janë “mjeshtër” edhe në tavolinën e pokerit, ku kanë arritur të fitojnë gjysmë milioni brenda disa orëve.

Kështu mesfushori kilen ka arritur të renditet i pesti në këtë kompeticion dhe ka fituar 134 460 euro, ndërsa Pique ka zënë vendin e dytë menjëherë pas profesionistit Joan Pardo dhe ka arritur të arkëtojë 352 950 Euro.

Jo keq për dy amatorë pokeri, që për një ditë menduan të ndërrojnë sport dhe arritën të marrin një shpërblim vërtetë të majmë.

loading…