Pipero jep lajmin e mirë: Nuk ka kthim të pandemisë së Covid-19, as në vjeshtë e as në dimër

Pëllumb Pipero, mjek infeksionist në Shqipëri ka thënë se nuk do të ketë kthim të pandemisë së coronavirusit, as në vjeshtë e as në dimër.

Pipero thotë se në rast se do ketë kthim, kurrë nuk do jetë me i egër dhe e fortë, por më i butë.

“Unë mendoj që nuk do ketë një rikthim të virusit në vjeshtë ose në dimër. Në rast se do ketë kthim, kurrë nuk do jetë me i egër dhe e fortë, por më i butë për disa arsye. Kjo pasi virusi vazhdon ta humbasë virulencën në mënyrë graduale. Ky virus kishte shumë të panjohura në fillim, tani ai është një virus i njohur për mjekët dhe shkencëtarët,” ka thënë ai.

Dje në Shqipëri ka pasur një shpërthim rastesh me koronavirus. 36 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit, numri më i lartë i rasteve të reja në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë.

Numri i të shtruarve në spital ka arritur në 41, ku dy pacientë janë në intubim, ndërsa 4 në terapi intesive. Ndërkohë numri i të prekurve në total në Shqipëri ka shkuar në 1299 persona.