Lajm i keq për tifozët e Milanit, përfundon sezoni për Ibrahimoviç

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka konfirmuar se Zlatan Ibrahimovic nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjet ndaj Torinos dhe Cagliarit.

Reprezentuesi suedez pësoi një lëndim gjatë fitores 3:0 ndaj Juventusit dhe sot iu nënshtrua testeve mjekësore.

Pioli konfirmoi se sulmuesi nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme ndaj Torinos dhe nuk do të rikuperohet me kohë për t’u përballur me Cagliarin në ndeshjen e parafundit të sezonit.

“Lajmi i vetëm i keq është lëndimi i tij. Ai nuk do të jetë i gatshëm për nesër dhe të dielën ndaj Cagliarit. Të shohim se si shkojn shohim se si shkojnë gjërat javën e ardhshme” – u shpreh Pioli.

Milani momentalisht gjendet në vendin e tretë dhe po lufton për një pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.