Champions League

Pioli: Dortmund ka dy vite që nuk humbet në shtëpi në Champions, por ne duam të marrim pikë

Stefano Pioli ka folur për kanalin zyrtar të klubit në lidhje me ndeshjen e nesërme të Champions League mes Dortmund dhe Milan.

“Çdo detaj i vogël është i rëndësishëm dhe është po aq e vërtetë se ne do të zhytemi në një atmosferë të mbushur me adrenalinë elektrizuese, por kjo mund të na ndihmojë të hyjmë mirë në lojë. Ajo që ka rëndësi në fund është të luajmë mirë.

Dortmund është një ekip që ka numra të rëndësishëm në shtëpi. Në Bundesliga ata nuk humbin në shtëpi prej 1 viti, ndërsa në Champions dy. Ne i dimë shumë mirë vështirësitë që dotë hasim, një ekip teknik, por në të njëjtën kohë energjik dhe intensive. Do të duhet një paraqitje e nivelit të lartë. Nuk do të jetë vendimtare, por e rëndësishme sigurisht”, është shprehur Pioli. /Ballkani.info