Pilotin e zuri gjumi, aeroplani fluturoi afro 50 kilometra më larg (Foto)

Byroja e Sigurisë së Transportit në Australi, është duke e hetuar një pilot, që dyshohet se e zuri gjumi teksa po e drejtonte një aeroplan të lehtë, duke bërë që të fluturonte për afro 50 metra më larg se që ishte planifikuar.

‘Paaftësi pilotuese’ janë cilësuar veprimet e drejtuesit, që është nisur nga Devonport i Tazmanisë, për në King Island që ndodhet në afërsi.

Të dhënat e rrugëtimit, e tregojnë aeroplanin që aterron me sukses në aeroport, megjithëse më herët bëri edhe 46 kilometra të panevojshme.

Aeroplani me të cilin është kryer fluturimi

Aeroplani i lehtë që ka dy motorë dhe mund të bartë deri në shtatë pasagjerë, është ndërtuar në vitin 1975. Nuk raportohet ndonjë aksident apo shqetësim në bord, gjatë kohës sa është kryer ky fluturim.

Hetuesit e vlerësuan si ‘incident serioz operacional’ dhe janë në proces të mbledhjes së të dhënave, që pritet t’i prezantojnë gjatë vitit që vjen.