Kuvendi

Pikat e rendit të ditës në seancën e sotme

Pas kësaj, Kuvendi do të vazhdojë punimet me seancë plenare e cila në rend dite ka 22 pika si vijon:

1.      Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2.      Koha për pyetje parlamentare,

3.      Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtjen e ajrit nga ndotja,

4.      Shqyrtimi i parë i Projektligjit për peticione,

5.      Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,

6.      Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Referendum,

7.      Shqyrtimi i parë i Projektligjit për të drejtën ndërkombëtare private,

8.      Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,

9.      Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-079 për Efiçiencë të energjisë,

10.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Lirinë e Asociimit në organizata joqeveritare,

11.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete,

12.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për produkte të ndërtimit,

13.    Shqyrtimi i Propozim-vendimit për caktimin e kompensimit për një (1) anëtar të Komisionit për Kërkesa Pronësore dhe dy (2) anëtarëve të Komisionit për Verifikim dhe Vendosje për Prona,

14.    Emërimi i kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,

15.    Shqyrtimi i Raportit vjetor të Auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë për vitin 2017,

16.    Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare,

17.    Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi,

18.    Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Komisionit të Pavarur për Media për vitin 2017,

19.    Shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin vjetor të Auditimit për vitin 2017,

20.    Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala,

21.    Kërkesa e GP të PSD për caktimin e kryesuesit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë,

22.    Kërkesa e GP të PSD për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.