“Pika e nxehtë është Ujmani”, Milaim Zeka thotë se ka zhvillime dramatike në SHBA

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, po thotë se në Uashington, në takimin mes Kosovës dhe Serbisë janë duke ndodhur zhvillime dramatike.

Ai me anë të një postimi në Facebook, po pretendon se pika më e nxehte e marrëveshjes së diskutuar është Liqeni i Ujmanit, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, pala kosovare nuk po pajtohet që ky aset të menaxhohet nga të dyja palët.

Postimi i plotë:

Zhvillime dramatike ne Ëashington

Pika me e nxehte e marreveshjes eshte Ujmani. Rreth kesaje pike nuk po pajtohet pala kosovare. Serbia po kerkon qe Ujmani te menaxhohet nga te dyja vendet. Kjo i bjen sikur Kosova dh Shqiperia me menagju Liqenin e Kukesit.

A do arrihet marrevesheja, te shohim.