Pezullimi i Rusisë nga Këshilli i Drejtave të Njeriut, Kuleba: Kriminelët e luftës nuk kanë vend në organet e OKB-së

Rusia është pezulluar nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut gjatë seancës së sotme të i OKB-së në New York.

Nëntëdhjetë e tri vende votuan pro pezullimit ndërsa 24 ishin kundër dhe 58 abstenuan.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba i është përgjigjur lajmit të përjashtimit të shtetit rus.

“Kriminelët e luftës nuk kanë vend në organet e OKB-së që synojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Falënderoj të gjitha shtetet anëtare që mbështetën rezolutën përkatëse të OKB-së dhe zgjodhën anën e duhur të historisë”, shkroi ai në Twitter.

Ndër vendet që mbështetën pezullimin ishin SHBA, vendet e BE-së, Britania e Madhe, Shqipëria. Befasi ishte edhe vota pro e Serbisë.

Ndryshe, Kina, Siria dhe Bjellorusia ishin mes atyre që votuan kundër mocionit. India, Egjipti dhe Afrika e Jugut ishin midis kombeve që abstenuan.