Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Slobodan Petroviq, po ndihet i rrezikuar.

Arsyeja është, Aleksadnër Vuciq.

Presidenti i Serbisë, ditëve të fundit po lëshon akuza të forta ndaj tij, njofton Klan Kosova.

Kryetari Partisë Liberale të Pavarur, sipas Vuçiqit ka votuar themelimin e Ushtrisë së Kosovës. Liberalin po e akuzon se bëri edhe kuorumin për të votuar dokumentin, siç e quan Vuçiq banditesk, Platformën për Dailogun.

Për këtë shkak, ligjvënësi kosovar nëpërmjet një letre publike iu drejtua të të njëjtit person që po e kërcënon, Presidentit serb.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=112&v=D_6xQqvKlIM