Petrit Zogaj për Vjosa Osmanin: Politikane e rëndomtë, që ka tendenca me u viktimizu në çdo rast

Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj është shprehur kritik për veprimet e fundit të kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani. Thotë se ajo po drejton seancat në parlament me inat politik jo racional ndaj LDK’së, e cila së fundi e përjashtoi nga dy pozita drejtuese në parti.

Komentet Zogaj i bëri pasi sonte, seanca e Kuvendit në të cilën po diskutohej projektligji për rishikimin e buxhetit të Kosovës,u ndërpre pas një përplasjeje verbale në mes të deputetit i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj dhe kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

“Vjosa Osmani po i moderon seancat e Kuvendit me inat iracional politik qe ka ndaj LDK-se dhe me fuqine e zeri, te cilin e ka goxha kumbues ne fakt. Mirepo, as inati ndaj LDK-se dhe as fuqia e zerit nuk kane vlere te shtuar ne politike”, shkroi Zogaj në Facebook.

“Perkundrazi, kjo menyre e udheheqjes, e ben Vjosen politikane te rendomt brenda mocalit politik qe ekziston”, shton ai.

Sipas Zogajt, Osmani ka qasje viktimizuese.

“Tendenca qe me u viktimizu ne cdo rast, per cdo situate dhe nga secili, vetem per faktin qe je grua, ne fakt eshte demi me i madh qe i behet kauzen, e qe eshte dhuna e vertete e sistematike e burrave ndaj grave. S’po me degjojne sepse jam grua, me perjashtuan sepse jam grua, me ofenduan sepse jam grua. Kjo s’eshte politike, kjo eshte qasje viktimizuese”, përfundoi ai.