Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, me numër 51, Petrit Hajdari ka mbajtur takim me banorët e lagjjes 2 në Skenderaj.

Hajdari ka thënë se Drenica me përkrahjen e palëkundur është e vendosur t’i japë Kosovës qeverisjen që ajo meriton, ndërsa thotë se kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku vazhdon që më përkushtimin e tij të jetë shtyllë e rëndësishme pèr vizion të përbashkët.