Kandidati i PDK-së për deputet, Petrit Hajdari, ka takuar sot banorët e fshatrave Vuçak dhe Negroc të Drenasit.
“Takimi me simpatizantët e PDK-së në fshatrat Vuçak dhe Negroc më la përshtypje që do t’i mbaj mend gjatë. Entuziazmi, përkushtimi dhe besimi që pashë janë frymëzim për Kosovën që të gjithë duam”, ka shkruar Hajdari.
Ai tutje ka theksuar se Negroci, vendi i historisë dhe i qëndresës, na kujton gjithmonë sakrificën për lirinë e Kosovës.
“Në këtë frymë, nuk mund të mos përmendim Jakup Krasniqin, birin e këtij vendi, i cili sot gjendet padrejtësisht në Hagë, dhe po paguan çmimin e lirisë se bashku me udhëheqësit e luftës së ushtrisë çlirimtare. Kontributi për Kosovën e lirë do të mbetet gjithmonë i paharruar. Mikpritja ishte e ngrohtë dhe diskutimet mbi nevojat e banorëve na kujtuan një të vërtetë të rëndësishme: vetëm me udhëheqjen e Bedri Hamzës Kosova mund të ecë përpara dhe të bëhet më e mirë! Kosova mundet ma mirë! Vuçaku dhe Negroci meritojnë më mirë!”, ka shkruar në fund Hajdari, i cili në listën e PDK-së mban numrin 51. /Ballkani.info/







