Kryenegociatori i Serbisë në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq ka folur pas takimit të emisarit të BE-së Miroslav Lajçak me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
“Biseda mes Vuçiqit dhe Lajçakut ka qenë serioze, Vuçiq e ka informuar për peshën e situatës me të cilën ballafaqohen serbët në Kosovë dhe ka dhënë informacione dhe fakte për kërcënimin e përditshëm të serbëve në Kosovë”, tha Petkoviq në fillim të fjalimit të tij.







