Petar Petkoviq

Petkoviq vazhdon me propagandë: Miratimi i rezolutës rrezikon jetën e serbëve në Kosovë

Po vazhdon propaganda brutale nga Beogradi zyrtar pas miratimit të rezolutës në OKB e cila njeh gjenocidin në Srebrenicë.

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq, ka thënë se miratimi i rezolutës rrezikon jetën e serbëve në Kosovë.

“Kujt i duhej një zgjidhje e tillë e turpit dhe për çfarë qëllimi? Sigurisht që nuk do të kontribuojë në pajtimin apo qetësimin e tensioneve, por vetëm do t’u japë erë pretendimeve dhe veprimeve të reja të dhunshme dhe do të ketë implikime të rrezikshme për jetën e serbëve në Kosovë dhe kudo që jetojnë”, ka shkruar Petkoviq.

Ai e ka akuzuar Kurtin se po i lufton serbët në Kosovë.