Petkoviq takon Lajçakun në Bruksel, insiston që prioritet i diskutimit të jetë Asociacioni

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ka takuar sot në Bruksel përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në kuadër të rundit të ri të dialogut në nivel ekspertësh.

Pas bisedimeve dypalëshe ndërmjet Petkoviqit dhe Lajçkut, një delegacion i ekspertëve serbë do të bisedojë me ndërmjetësit e BE-së për dialogun, shkruan Tanjug.

Takime të veçanta të delegacionit të Kosovës dhe ndërmjetësuesve të BE-së janë caktuar nga ora 11:00 deri në 12:00.

Siç u tha për Tanjug në Bruksel, pas përfundimit të bisedimeve dypalëshe do të merret vesh nëse përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë do të ulen së bashku në tavolinë dhe se se çfarë do të jetë në agjendën e bisedimeve të sotme.

Sipas raportimit të mediave serbe, delegacioni i Beogradit u nis për Bruksel me qëllimin që në diskutim të kenë prioritet krijimin e Asocacionit të Komunave me Shumicë Serbe.