Drejtori i Përkohshëm i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën, Petar Petkoviq, zhvilloi sot një takim me krerët e Listës Serbe në Rashkë, pasi KQZ nuk konfirmoi pjesëmarrjen e Listës Serbe dhe Demokracisë Serbe në zgjedhjet e ardhshme lokale më 12 tetor; por edhe përpara tubimit të nesërm në Mitrovicë, i cili, megjithëse zyrtarisht u raportua në Policinë e Kosovës nga pensionistët, ishte paralajmëruar tashmë si një nga një seri kundër-tubimesh kundër bllokadave studentore.

“Takim në Rashkë me krerët e Listës Serbe pas përpjekjes së Kurtit për ta ndaluar atë të marrë pjesë në zgjedhjet lokale”, deklaroi Petkoviq në rrjetin social “X” së bashku me foto nga takimi, transmeton Ballkani.info.

“Diskutuam situatën politike, të sigurisë dhe ekonomike në komunitetet serbe dhe hapat e mëtejshëm në përfaqësimin e interesave të popullit serb në Kosovë”, ka shkruar Petkoviq.

Pasi që dje KQZ nuk e ceritifkoi Listën Serbe, kjo parti i është drejtuar Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). /Ballkani.info/

Састанак у Рашки са челницима Српске листе након покушаја Kуртија да јој забрани учешће на локалним изборима. Разговарали смо о политичко
безбедносној и економској ситуацији у српским срединама и даљим корацима и подршци у залагању за интересе српског народа на Kосову и Метохији! pic.twitter.com/Fwf1iRdi8u

— Петар Петковић (@PetkovicPetar) August 22, 2025